MENU
klinika

Rama publikon videon

Rindërtimi/ Përfundon shkolla e parë në Durrës

04.11.2020 - 09:50

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet video të përfundimit të punimeve për shkollën e parë në Durrës, pjesë e procesit të rindërtimit.

Siç thotë kryeministri, shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës ka nisur të ndërtohet nga themelet më datë 1 korrik 2020 dhe tre ditë më parë, në datë 1 nëntor 2020 ka përfunduar. Ajo u shkatërrua nga tërmeti tragjik i 26 nëtorit 2019.

“Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë e ndarjes me ju të lajmit të përfundimit të punimeve për rilindjen e shkollës së parë të shkatërruar nga tërmeti i vitit të shkuar, ju uroj një javë të bukur si kjo shkollë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.