MENU
klinika

“Fije që priten”

Roza Anagnosti kujton Fejzon: Ishte regjisori im i mirë…

24.11.2020 - 16:16

        “Ai ishte regjisori im i mirë. I paqtë në sheshxhirim. Duhet ta nderoj kujtimin e tij”. Një miqësi 50-vjeçare, mes aktores Roza Anagnosti e regjisorit Muharrem Fejzo, është zanafilla e një bisede pranë sheshit “Shopen”, një të hënë nëntori. Ndarja nga jeta e regjisorit Fejzo, regjisor i filmave “Fije që priten” e “Mësonjëtorja”, ku Roza pati rolet e saj të para.


Ajo vjen në një rrëfim të ndjerë pothuaj e përlotur për ndarjen e tij nga jeta, për ikjen pa lamtumirë, për mesazhin e fundit që ajo i dërgoi pa marrë përgjigje prej tij.

Ndalet doemos të kohët e vështira, kur pas xhirimeve të filmit “Fije që priten” iu hoq roli Robert Ndrenikës dhe rrezikoi edhe Roza Anagnosti, rolin e saj.

Më sytë drejt qiellit e mallin e pashuar, për humbjen e një miku e një burri fisnik, që vishej me sqimë dhe sillej si aristokrat, që buzëqeshte kur e trishtonin e luftonte si mbret, për Fejzon “regjisorin e saj të dashur”.

“E kam njohur Fejzon, 50 vite më parë. Me pas punova në dy filma me të, me dhuroi dy role të mëdha. Besa te ‘”Fije që priten” dhe Dafina te “Mësonjëtorja”. Me rolin e dytë, fitova çmim dhe ishte kurora që ai më dha mua. Nuk e vlerësuan sa duhet, por ai ishte i vetëdijshëm për atë që ishte. Dhe ishte krenar. Ai nuk u mposht. Ishte e rëndë kur, pasi mbaruam filmin “Fije që priten” hoqën Bert Ndrenikën. Aktor i mrekullueshëm. Rrezikova dhe unë, për shkaqe biografie, por nëse do më hiqnin dhe mua, filmi do humbte gjithë xhirimet, të tilla ishin kohët. Tematika ishte e përcaktuar e detyrueshme. Ne bënim ato që mundnim” – tregon Roza Anagnosti, për filmin që dikur ishte në lupën e censurës dhe sot në atë të përçimit të propagandës.

Një rekuiem për mikun e saj të hershëm që u shua në një spital në Itali, larg të gjithëve dhe i vetëm, duke lënë pas kujtimin e një buzëqeshje që çarmatoste këdo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shuhet artisti i apasionuar...

Muharrem Fejzo humb betejën me covid-19

"Lajm i trishtë, humbja e Fejzos"

Reshat Arbana: U shkëput një gjerdan i kinemasë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit