MENU
klinika

Tenis

Rregullat nga pandemia, Australian Open drejt shtyrjes

23.11.2020 - 15:37

Pas anulimit këtij viti të grand slam-it të Wimbledon dhe shtyrjen e Roand Garros në vjeshtë për shkak të pandemisë Covid-19 edhe turneu i parë i madh i vitit të ardhshëm, Australian Open, mund të ketë surpriza.

Organizatorët e turneut që zhvillohet në Melburn të Australisë po mendojnë shtyrjen e tij për në pranverë. Shkak i shtyrjes do të jenë rregullat anti-Covid që ka aplikuar Australia, ku të gjithë të huajt që mbërrijnë aty duhet të qëndrojnë detyrimisht 14 ditë në karantinë.

Kjo e bën të pamundur zhvillimin normal të këtij turneu, që do të nisë më 18 janar, pasi duhet që tenistët të jenë aty brenda datës 1 janar dhe praktikisht të luajnë pa stërvitje. Ndërkohë që, asnjë tenist nuk dëshiron të udhëtojë më herët në Australi, pra të jenë aty para datës 20-25 dhjetor.

australian open

Ndaj, po synohet shtyrja e këtij turneu në fundin e shkurtit ose pranverë (në mars ose prill) edhe pse në atë periudhë zhvillohen turnetë Masters të Indian Ëells dhe Miamit e më pas nisin turnetë në fushat me dhè.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN