MENU
klinika

"goEast Film"

Rrëmben çmimin e publikut: “Zana”

23.11.2020 - 14:36

        Shfaqur me sukses edhe në arenën ndërkombëtare, “Zana”, fiton çmimin e publikut në festivalin “goEast Film”.

Filmi me metrazh të gjatë, nga regjisorja Antoneta Kastrati, ka arritur të fitojë këtë çmim në edicionin e 20-të të organizimit të këtij festivali në Gjermani.

Tanimë, ky film ka fituar një shumë prej 1,500 euro, financuar nga publiku dhe nga “kulturMut”, platformë e financimit të fondeve të Fondacionit Aventis dhe Frankfurt RheinMain Kulturfonds.

Filmi trajton një temë shumë të ndjeshme, ku personazhi kryesor nën interpretimin e akotres Adriana Matoshi, e përhumbur nga e kaluara e saj e shtypur prej kohësh dhe e trysnuar nga familja për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj – një grua kosovare që përpiqet të pajtojë pritjet e mëmësisë, me një trashëgimi brutaliteti nga koha e luftës.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit