MENU
klinika

Ja vlen të provohet

Rutinat relaksuese pesë ditore e kujdesit ndaj vetes

28.11.2020 - 13:10

Kujdesi për veten është baza e mirëqenies tonë. Puna e përditshme, vrapi ndaj parasë dhe të gjitha përgjegjësitë e tjera nuk na lënë kohë për veten tonë. Por, pavarësisht se jemi të zënë, nuk duhet ta lëmë veten pas dore.

Duhet ta pranoni se ka mbrëmje ku ju bëni çdo gjë, por ka dhe nga ato pa bërë asgjë. Themi asgjë, sepse gjërat që ju po bëni ndoshta nuk kanë lidhje me kujdesin ndaj jush.

Ne kemi përgatitur disa sugjerime që ju mund t’i përdorni gjatë pasdites. Rregulli i vetëm në këtë lojë është të jesh konsistent dhe të pranosh që kujdesi për veten nuk është vetëm përkushtimi i një ditë, por një mënyrë jetese dhe dashuri për veten. Sugjerimet janë për cdo ditë të javës nga e hëna në të premten. Ju mund t’i përsërisni ato edhe gjatë fundjavave, ose ta bëni pushim, si të dëshironi.

E hënë: Përkujdesja ndaj këmbëve dhe pedikyr

Kjo do tju qetësoj, do të pastroj toksikat dhe do tju lehtësoj trupin tuaj. Mos harroni të bëni dhe manikyrin – me ndihmën e setit Wellneo me 13 jesë, ju do të jeni gati menjëherë.

E Martë: Pastroni dhomën tuaj të gjumit

  • Ndërroni çarçafët e krevatit dhe këllëfët e jastëkut. Seti i çarçafëve Dormeo Summerflowers do të rifreskojë dhomën tuaj të gjumit dhe do tju sjellë “pranverën” në dhomë.
  • Pastroni dhomën me fshesë me korent dhe hapni dritaret.
  • Rregulloni shtratin dhe rifreskoni dhomën me një aromatizues të këndshëm sipas zgjedhjes tuaj (ne ju sugjerojmë livando dhe mente).

E Mërkurë: Planifikoni fundjavën

Rifreskoni mendjen dhe motivoni veten për të vazhduar javën. Planifikoni një shëtitje me partnerin ose miqtë tuaj, një ecje në natyrë ose një piknik.

E enjte: Stërvituni, por seriozisht

Shkoni në palestër, vraponi ose notoni. Mbani këtë rutinë si diçka të nevojshme, të shëndetshme dhe qetësuese për mendjen.

Kur shkoni në palestër, mbani celularin larg. Mos e përdorni midis ushtrimeve. Shijoni stërvitjen. Lëvizni trupin tuaj dhe ndjeni forcën që ju jep kjo rutinë. Sigurisht, që mund të ushtroheni edhe gjatë ditëve të tjera.

E Premte: Gatuani një darkë të shijshme dhe një ëmbëlsirë

Shndërroni kuzhinën dhe dhomën e ngrënies në një restorant – dhe meqenëse çdo restorant ka nevojë për një asistent të mirë, pse të mos zgjidhni Delimano Kitchen Robot që bën të gjithë punën e vështirë për ju.

Më pas, kaloni ca kohë në rrjetet sociale. Merrni ide për modën, trendet, idetë e biznesit dhe bisedoni me miqtë tuaj. Ndoshta është koha për një film të ri emocionues? Ndjeni lirinë e së Premtes.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si mund t’i shëroni shpejt dhe pa dhimbje?

Duar të thara nga dezinfektuesi?