MENU
klinika

Tenistja ruse

Sharapova tregon personin që i shkatërroi karrierën

27.11.2020 - 14:07

Tenistja ruse Maria Sharapova tregon arsyen dhe personin që i shkatërroi karrierën në vitet e fundit. Kampionia u tërhoq këtë vit nga sporti, duke i dhënë fund një periudhe të vështirë të karrierës që zgjati disa vite.

Prej vitit 2016, kur u pezullua për përdorim doping meldonium, bukuroshja ruse nuk arriti më të jetë protagoniste në fushat e tenisit. Sharapova tregon se ai pezullim praktikisht i prishi gjithë karrierën, që u mbyll para kohe.

“Jam testuar nga viti 2006 deri në vitin 2015 dhe nuk kisha patur kurrë probleme me dopingun. Në janar 2016, vjen një e-mail që më thotë se kam përdorur doping dhe se meldonium ishte bërë një mjekim i ndaluar. I kam thënë menaxherit tim të kontrollojë të gjitha mjekimet e ndaluara. Ishte fundi i vitit 2015 dhe Max Eisenbud, menaxheri im nuk e kontrolloi listën dhe më pas dihet si shkuan gjëra” – tha Sharapova.

Maria Sharapova Us Open

Turneu i fundit ku luajti Sharapova ishte Australian Open, teksa u eliminua që në turin e parë. Aty ajo kuptoi se nuk mund të vijonte të ishte më në nivele të larta dhe u tërhoq. Sharapova gjatë karrierës së saj fitoi 4 grand slam, Wimbledon, Roland Garros, Australian Open dhe  US Open, si dhe medaljen olimpike në Londër 2012.