MENU
klinika

Goleadori suedez

Shënoi dy gola dhe e dëmtua, ja sa do mungojë Ibra

23.11.2020 - 15:30

Ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje që ka luajtur. Duket se Zlatan Ibrahimoviç bëri detyrën ndaj Napolit në mbrëmjen e djeshme duke shënuar një dygolësh në fitoren 1-3 të kuqezinjve në transfertë.

Kështu, momenti pozitiv vazhdon në shtëpinë e Milanit, por e vetmja notë negative ishte problemi i Zlatan që u detyrua të linte fushën para kohe. Ditën e sotme, sulmuesi ka bërë ekzaminimet të cilët kanë saktësuar një dëmtim të muskulit të këmbës së djathtë.

Në këtë formë, 39-vjeçarit do t’i duhet të bëjë një pushim prej 10 ditësh e më pas të kryejë teste të tjera me shpresën se dëmtimi nuk do të jetë i një grade më të madhe, çka do të thoshte një kohë e gjatë jashtë fushave.

Kështu, për ditët në vazhdim kuqezinjtë do të jenë në ankth për Ibrën, i cili është udhëheqësi i skuadrës në këtë sezon me 10 gola të shënuar. Me shumë mundësi Ibra humb ndeshjen me Lille në Euoropa League dhe Fiorentinën në fundjavë në Serie A. Rikthimi pritet javës tjetër ndaj Sampdorias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN