MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

Shkrumbohen 3 makina në Vlorë, Krujë dhe Elbasan

27.11.2020 - 09:20

Mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit ka raportuar djegien e tre automjeteve në Vlorë, Elbasan dhe Krujë.

Kështu, mësohet se në Vlorë, në orët e para të mesnatës është djegur makina e punonjësit të paraburgimit. Policia bën me dije se është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit Fehim Alisinani. Ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë rreth orës 01:00.

Nga ana tjetër, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D. dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ndodheshin të parkuara në rrugë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit, por nga hetimi paraprak dyshohet se është aksidentale.

Ndërkohë në orën 00:30 në Krujë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, në oborrin e banesës ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.