MENU
klinika

Fitoret e nëntorit

Shqipëria ngjit 3 vende në renditjen e FIFA-s

27.11.2020 - 12:28

Tre fitores radhazi në muajin nëntor dhe fitimi i grupit kualifikues në Divizionin C të Ligës së Kombeve i ka shërbyer maksimalisht kombëtares së drejtuar nga Edi Reja, që është ngjitur me 3 pozicione në renditjen e FIFA-s.

Kuqezinjtë tashmë ngjiten në vendin e 66-të, duke qenë vetëm një pozicion poshtë Maqedonisë së Veriut, shtetit tonë fqinj që siguroi pjesëmarrjen për herë të parë në Europian. Forma e mirë e treguar përballë Kosovës në miqësore dhe fitoret ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë ndikuan te kuqezinjtë tanë që tashmë numërojnë 1360 pikë.

Kosova ka mbetur në vendnumëro, kjo edhe për shkak të rezultateve aspak të mira të regjistruara së fundmi. Dardanët pozicionohen të 117-ët. Klasifikimi kryesohet nga Belgjika, ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja. Ndërkaq, Argjentina është ngjitur në vendin e 7-të, duke zbritur Uruguajin në të tetin. Në Top 10, janë përfshirë Meksika dhe Italia.