QSUT ka hapur edhe një pavion të tretë në Spitalin Covid3 pranë spitalit universitar në Tiranë.
Burimet tregojnë se brenda javës së ardhshme do të hapet edhe spitali Covid4.
Edhe ky spital do të administrohet nga QSUT, ndërkohë që mësohet se ai do të ketë gjithsej 100 shtretër.
Vendimi vjen ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet nga dita në ditë, ndërsa shtretërit në spitalet përkatëse vijojnë të mbushen.
Një ditë më parë, u identifikuan me koronavirusi 737 raste të reja si ndërsa 13 persona humbën jetën.
Prej javësh, opozita ka hapur që të hapen spitale të tjera për të infektuarit, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, në rast të mbushjes së kapaciteteve spitalore, pritet të hapë edhe disa spitale rajonale.