MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund t’i parandaloj bajamet?

05.11.2020 - 09:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si mund t’i parandaloj bajamet?

Mjeku:  Për t’i parandaluar infeksionet e fytit, duhet të keni kujdes me higjienën e përgjithshme. Lani duart, fytyrën shpesh para ngrënies, pas teshtitjes ose kollitjes. Përdorni desinfektues alkoolik në ambiente publike. Konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë C, të cilat rritin imunitetin, si portokalli, kivi etj. Antioksidantët janë shumë të domosdoshme të përdoren në infeksionet e bajameve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.