MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta parandaloj dhimbjen e shpeshtë të qafës dhe shpinës?

04.11.2020 - 10:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ta parandaloj dhimbjen e shpeshtë të qafës dhe shpinës?

Mjeku:  Sigurisht që nuk mund të parandalosh totalisht këtë kusht klinik por disa këshilla për të reduktuar rrezikun e cervikobrakialgjisë:

  • Praktikoni rregullisht aktivitet fizik, në përputhje me kushtet tuaja
  • Mbani një posturë korrekte, në mënyrë të veçantë kur jeni ulur.
  • Nëse ngrini pesha, duhet të shmangni kthimet e menjëhershme të kurrizit. Është e nevojshme të ndiqni disa udhëzime specifike gjatë bërjes së ushtrimeve fizike të rënda.
  • Duhet të pushoni në mënyrën e duhur. Postura e këshillueshme është ajo që e mban linjën e qafës në mënyrë natyrale dhe në bosht me pjesën tjetër të shtyllës kurrizore.
  • Jastëku është shumë i rëndësishëm dhe duhet të mbajë qafën pa qenë shumë i butë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.