MENU
klinika

"Njerëzit më të çuditshëm në botë"

Si u bë Perëndimi, i pazakontë dhe i begatë

23.11.2020 - 13:53

       Teori e re e qytetërimit perëndimor

Nga JOSEPH HENRICH

 

“I çuditshëm” nënkupton “perëndimor, i arsimuar, i industrializuar, i pasur dhe demokratik”. Veçse kjo teori ngre pyetje të vështira, për sa i përket çështjes, pse Evropa përparoi./Konica.al

 

Evropa përse luajti një rol kaq të madh në historinë njerëzore? Një gjeneratë më parë, gjeografi Jared Diamond ofroi një përgjigje elegante në librin: “Armë, mikrobe dhe çelik: evropianët nuk ishin më të zgjuar se jo-evropianët, por gjeografia dhe burimet natyrore e nxitën zhvillimin e Evropës në drejtime të veçanta”. Profesori i Harvardit, Joseph Henrich, adhurues i Diamondit, në librin e tij trajton një qasje tjetër. Antropologu Henrich, tashmë e përshkruan veten si një “evolucionist kulturor”. Në të njëjtin kënvështrim, që teoria e Darvinit shpjegon se si jeta ndjek shtigjet e përshtatjes përmes përzgjedhjes natyrore, evolucioni kulturor propozon që kulturat njerëzore të zhvillojnë dhe transmetojnë domethënie dhe vlera të thella përmes brezave. “Ka shtigje të shumta të evolucionit kulturor, – pohon Henrich, – dhe asnjë kulturë të vetme njerëzore. Për ta kuptuar më mirë botën dhe ndikimin e Evropës në të, duhet të pranojmë që kultura evropiane prehet në akronimin kyç të Henrich-it, “i çuditshëm”: perëndimor, i arsimuar, i industrializuar, i pasur, demokratike (“weird”: western, educated, industrialized, rich, democratic).

Henrich këmbëngul, se, nga ana kulturore, vlerat “e çuditshme” janë më së shumti të përcaktuara dhe specifike, sesa universale ose natyrore. Specifike s’do të thotë aspak i keq. Nisur edhe nëntitulli i librit, ai vlerëson “firmware” e evolucionit kulturor “të çuditshëm” për shumë nga vlerat thelbësore të botës moderne: meritokraci, qeveri përfaqësuese, besim, inovacion, madje edhe durim dhe kufizime. Këto ishin fryt jo thjesht i mjedisit dallues dhe jashtëzakonisht të pazakontë të Evropës, por të një force të ngushtë që shumë prej nesh i kanë harruar: porositë dhe urdhëresat e kishës së krishterë.

Asnjë historian s’do ta mohonte rolin qendror të krishtërimit në zhvillimin e shoqërisë evropiane, mirëpo Henrich mendon se pikëpamjet e kishës për martesën dhe jetën familjare ndryshuan gjithçka. Ai vëren, se, së paku nga Mesjeta, krishtërimi ishte jashtëzakonisht armiqësor karshi martesës midis kushërinjve, gjë e cila shkaktoi një ndryshim të thellë në organizimin shoqëror me efekte gjithëpërfshirëse në kulturën evropiane. Lidhja farefisnore, një term që gjithmonë i ka magjepsur antropologët, luan një rol kryesor në libër: ai i drejton komunitetet nga brenda dhe i shndërron ato ose në apatikë ose në armiqësorë ndaj atyre jashtë klanit të tyre të veçantë. Henrich argumenton se kisha shkatërroi në masë të madhe farefisninë në gjirin e Evropës midis viteve 1000 dhe 1500, edhe pse në pjesën tjetër të planetit vazhdonin shoqëritë e bazuara në klane. Në hapësirën e Evropës, ku ndalimet e martesës me kushërinjtë i detyruan njerëzit të martoheshin përtej familjeve të tyre, kultura “e çuditshme” u bë më e pranueshme për të huajt. Manastiret, universitetet, esnafët e tregtisë, gjykatat, tregjet e aksioneve, legjislaturat, kafenetë, gazetat, së bashku me ndërmarrjet, besimin dhe lëvizshmërinë, u rrënjosën në tokën e “intergrupeve proshoqërore” të krijuara nga dekretet e kishës mbi martesën. Jashtë kufijve të Evropës, njerëzit jo-“të çuditshëm” ndanin burime dhe ndjenjën e fortë të komunitetit lokal, por humbën format e dinamizmit shoqëror dhe lirinë (hapjet) që mbingarkuan zhvillimin e Evropës. Historianët kanë plot material për të diskutuar. Filozofët e epokës mesjetare do na shpalosin, se efektet e “programit të martesës dhe familjes” së kishës ishin jashtëzakonisht të pabarabarta në kohë dhe hapësirë. Historianët e epokës së hershme moderne, do të vërejnë se kisha protestante ishte shumë më pak armiqësore ndaj martesës me kushërinjtë, sesa rivali i saj katolik. Historianët modernë do të argumentojnë, se martesa me kushërinjtë u rri në shumë shoqëri evropiane në shekujt e 17-të dhe 18-të, për t’u stigmatizuar sërish në shekullin e 19-të. Po ashtu, ata na sjellin në kujtesë se, pavarësisht nga entuziazmi “i çuditshëm” për inovacion, që të dy: Çals Darvin dhe Albert Ajnshtajn, u martuan me kushërirat e para. Historianët e botës përtej Evropës do të gjejnë një sërë përjashtimesh nga stereotipet e sigurta të Henrich-it të shoqërive jo-“të çuditshme” si të vonuar pa shpresë nga farefisnia dhe ngërçet në zhvillim./Konica.al

Lexuesi i rastësishëm mund të pyesë, se si një libër për lulëzimin e kulturës evropiane nuk e zë aspak në gojë racizmin, imperializmin dhe katastrofën mjedisore – nënshtrim i individualizmit, ekonomi e tregut dhe qeveri përfaqësuese në Evropë. “Unë s’po nxjerr në pah tmerret tejet reale dhe të përhapura të skllavërisë, racizmit, plaçkitjes dhe gjenocidit”, – shton Henrich në kapitullin e fundit. “Ka libra të shumtë që i trajtojnë këto tema”. Mirëpo, anashkalimi është brejtës për argumentine: jo për faktin se ai paraqet “prosperitetin” dhe “inovacionin”, sesa gjenocidin dhe shpronësimin si mishërim të kulturës “e çuditshme”, por sepse evropianët dështuan në demonstrimin e “prosocialitetit të papërcaktuar”, kur ata dilnin jashtë kufijve të Evropës. […].

“Njerëzit më të çuditshëm” duken të ambientuar zymtë në aspektet e errëta të së tashmes sonë politike. Përtej pretendimit të Henrich, se kulturat e botës u zhvilluan në rrugë të veçanta evolucionare, një pohim që duket i pavëmendshëm për ndërhyrjen e kulturave dhe ideve gjatë historisë njerëzore, ai argumenton se “shoqëritë e ndryshme” prodhojnë “një varg të pasur psikologjish të ndryshme kulturore” që shënojnë popullatat ndër breza, në mos shekuj. […]

Më lejoni t’u them, se kur lexoja këto faqe nuk mund të mos kujtoja që Donald Trump i dha përgjegjësi dhëndrit për paqen në Lindjen e Mesme, apo Boris Johnson që e bëri vëllanë një lord. Mirëpo, evolucionistët kulturorë tregtojnë në shekuj dhe popullata, si rrjedhojë këto përjashtime shpërqendruese mund të mbyten në oqeanin e të dhënave.

Po për qytetarët jo-evropianë që janë vendosur në shoqëri “të çuditshme”? Gjatë shekujve, pothuajse në çdo sferë të njohurive njerëzore, emigrantët kanë qenë bartës të ideve dhe praktikave që kanë plehëruarr mendimin ndërkulturor. Ky proces duket kryesisht i padukshëm për Henrich. Duke refuzuar mundësinë për të diskutuar format e sinkretizmit dhe asimilimit që përcaktojnë përvojën e emigrantit, ai ofron prova (të pakta) se mendimi jo-“i çuditshëm” qëndron mes migrantëve në të gjithë kontinentet dhe brezat. Duke përmendur përqindjen e lartë të martesës me kushërinjtë midis emigrantëve pakistanezë të gjeneratës së dytë në Britani dhe përqindjes më të ulët të aktivizmit politik midis emigrantëve të brezit të dytë me ngjyrë në të gjithë Evropën, Henrich arrin në përfundimin se rritja në një shoqëri “të çuditshme” nuk mund të heq “materien gri” në çështjen e prejardhjes kulturoro-psikologjike të dikujt.

Ishin intelektualët “e çuditshëm” ata që krijuan pseudoshkencën e kombit në shekullin e 18-të dhe ata që e bashkuan atë me teori evolucionare për të krijuar argumente të reja në lidhje me civilizimin dhe epërsinë e të bardhëve në shekullin e 19-të. Henrich mund të zmbapset nga sugjerimi, që “Njerëzit më të çuditshëm në botë” mbështesin darvinizmin shoqëror, por në theksimin e tij sa i përket natyrës gjoja diskrete të kulturës dhe virtytet e të menduarit dhe përparimit “të çuditshëm” ka shumë gjasa që të ndodhë pikërisht kështu./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Neoshqiptarizma - një intervistë imagjinare

“Branko Merxhani: Pse nuk po dalim prej periudhës komuniste?”