MENU
klinika

Maqedoni e Veriut

Covid-19/ Opozita kërkon dorëheqjen e Zaev

23.11.2020 - 11:32

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe për shkak siç thuhet në komunikatë numrit të lartë të viktimave të shkaktuara nga Kovid-19.

“Sot po vdesin më shumë njerëz në ditë që nga Lufta e dytë botërore, lëreni politikën, Zaev dhe Filipçe jepni dorëheqje. Hiqni dorë nga politika ditore, po ju vdesin njerëzit sepse nuk ka krevate të lira. Dilni jashtë nga kutia e qelqit që vetë e krijuat, dilni jashtë dhe dëgjojeni vajin e qytetarëve. Ndërpritni pres konferencat, qasuni zgjidhjes së problemit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja.