MENU
klinika

Bashkia Durrës njofton banorët dhe bizneset

“Sot shpërthim i kontrolluar në një pallat 9-katësh…”

27.11.2020 - 11:40

Bashkia e Durrësit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për banorët dhe bizneset e rrugës ‘’Hysen Myshketa’’ në qytetin bregdetar.

Sot në orën 13:00 është planifikuar një shpërthim i kontrolluar i një pallati 9-katësh.

Bashkia kërkon që banorët të marrin masat dhe të lënë dritaret dhe dyert e banesave hapur, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter e ccdo pajisje tjetër dhe të largohen.

STATUSI NGA BASHKIA DURRËS

? Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 9 katësh në njësinë administrative nr. 3, rruga “Hysen Myshketa” Durrës.

? Shpërthimi do të kryhet në orën 13.00.

? Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë bizneset dhe banorët e banesave që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e premte, datë 2️⃣7️⃣ nëntor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 18.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Humb jetën 46-vjeçari, dy të lënduar e dy në pranga

Përplasen tre automjete në Fushë Krujë

Kishin fshehur 13 klandestinë në ‘Range Rover’

Si ranë në pranga dy të rinjtë nga Golemi

Sonte në mesnatë përkeqësohet moti

Njoftimi i rëndësishëm për situatën në bregdet