MENU
klinika

“E them për herë të parë!”

Stresi flet si rrallëherë për miqësinë me Noizyn!

26.11.2020 - 12:52

Noizy dhe Stresi njihen botërisht për historinë e tyre, në bazë të së cilës qëndron një miqësi e prishur.

Dy çunat kanë qenë shokë vite më parë, por për arsye që nuk i dimë as sot e kësaj dite i prishën marrëdhëniet mes tyre.

Kjo u pasua me konflikte të vazhdueshme dhe të ashtuquajturat diss-e, duke përbërë ndoshta dyshen më të fortë dhe të komentuar në hip-hopin shqiptar.

Mbrëmjen e sotme Stresi ka qenë i ftuar në “Roped with Olsi” kur pas kaq shumë kohësh i është rikthyer marrëdhënies së tyre të prishur tashmë.

I pyetur se cili është ai person për të cilin është penduar se e ka patur mik dikur, Stresi u përgjigj: “Ai që bën zhurmë”, duke mos i përmendur as emrin.

Reperi tregoi se dikur kanë qenë shokë dhe se fillimet e tyre kanë qenë ndryshe, por gjërat ndryshuan dhe në varësi të rrjedhojave tashmë është penduar që e ka patur mik dhe që i ka besuar.

I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që e kam besuar, jam penduar pas këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh. Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka…e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe….

Pak ditë më parë, Stresi shërndau në Instastory një video të reperit Big Kik, ku ky i fundit, i ftuar në emisionin “Gjoni Black” i bëri një diss Noizyt.

Veprimi i Stresit u pa si një thumb për Noizyn dhe rizgjim të “konfliktit në distancë”, por e vërteta ishte ndryshe.

Për “Iconstyle.al”, Stresi ka sqaruar të vërtetën dhe ka shpjeguar domethënien e postimit që bëri lëmsh rrjetin.

Reperi tregoi se pjesa e publikuar nuk ishte aspak pjesa ku Big Kik i bën “diss” Noizy-t, por një pjesë e çfarëdoshme, ndërsa qëllimi i tij i vetëm ishte të mbështeste reperin.

S’kam kunj ndaj asnjërit. I kam publikuar një freestyle djalit dhe po ta shihni nga minutazhi, s’ka të bëjë me diss-in që ka bërë. Unë e kam bërë screenshot kur po bënte free një bit tjetër dhe jo kur po shante të tjerët. Po të kisha kunj, do nxirrja videon si të tjerët. Unë jam spektator, shijoj shfaqjen.”- ka përfunduar Stresi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN