MENU
klinika

Çifti i thonë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit

Surprizë! Martohen Fero dhe Arbenita

28.11.2020 - 11:47

Fero dhe Arbenita janë çifti më i diskutuar në showbiz dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat. Ata janë përfolur shumë herë për ndarje, e po aq herë kanë dëshmuar se janë të lindur për njëri-tjetrin. Dyshja kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie e madje lidhjen e tyre e kanë çuar në një nivel tjetër.

Prive ka mësuar nga burime shumë të sigurta pranë çiftit se ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre. Fero dhe Arbenita i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.

Dyshja nuk kanë lënë asnjë shenjë për të dyshuar në lidhje me këtë gjë, sepse siç duket gjërat e rëndësishme në jetë duan t’i jetojnë në privatësi të plotë. Vetëm disa muaj më parë, Fero dhe Arbenita u përfolën për ndarje, por më pas i hodhën poshtë vetë fjalët përmes postimeve romantike.

Fero ka treguar më herët se është njohur me Arbenitën në rrjete sociale, ai i ka shkruar dhe më pas janë takuar në Shkup për herë të parë. Ndryshe nga femrat e tjera, reperi ka rrëfyer Arbenita e ka bërë menjëherë për vete.

“E kam pëlqyer Arbenitën. Unë nuk i kam shkruar kurrë femrave, sepse gjithmonë më kanë shkruar dhe më kanë zënë vetë. Por Arbenita është femra e parë që kam pëlqyer dhe e kam bërë për vete. Jemi takuar në Shkup për herë të parë”, ka treguar Fero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN