MENU
klinika

Gazetari austriak Florian Klenk tregon të dhënat tronditëse

Terroristi që tronditi Vjenën, është shqiptar?!

03.11.2020 - 09:32

Kryeredaktori i gazetës javore vjeneze Falter, Florian Klenk, thotë se një nga autorët e sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zemër të Vjenës është shqiptar.

Klenk thotë se shqiptari me origjinë nga Maqedonia e Veriut quhet Kurtin S. Sipas tij, i riu me rrënjë shqiptare ka lindur në vitin 2000 dhe ka qenë i skeduar si person i radikalizuar. Klenk shkruan në Twitter se shqiptari është ndaluar në korrik të këtij viti të shkonte në Siri për luftë, dhe se bën pjesë në grupin e 90 austriakëve të radikalizuar.

“Kam zbuluar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S., i lindur në 2000, ishte 20 vjeç, u lind dhe u rrit në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për Islamizmin.

Ai ishte në objektivin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. U ndalua në korrik. Policia nuk e besoi që po planifikonte një sulm terrorist në Vjenë”, vijon gazetari austriak.

4 viktima dhe 15 të plagosur, ky është bilanci i sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zemër të Vjenës. Tre nga viktimat janë banorë të Vjenës, 2 burra dhe një grua, ndërsa i katërti është autori i sulmit. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se sulmi i mbrëmshëm ka qenë padyshim terrorist dhe se autori ishte mbështetës i Shtetit Islamik, raporton newsbomb.al.

Në konferencën për shtyp shefi i Policisë është pyetur nëse agresori ishte vetëm një. Ai ka thënë se nga hetimet ka dalë se autorët janë më shumë dhe kërkimet po vazhdojnë. Të shtënat me armë njëkohësisht në gjashtë pika të ndryshme të Vjenës tregojnë se në fakt autorët e sulmit terrorist kanë qenë më shumë.