MENU
klinika

Premier League, Java 9

Tottenham mposht edhe Cityn, merr kreun

21.11.2020 - 20:30

Pasi ka mposhtur Manchester United me rezultat tenistik, Tottenham shtang edhe Manchester City, një tjetër rival për titullin në Premier League. Spurs fituan 2-0 në shtëpi dhe marrin kreun e renditjes pas javës së nëntë.

Skuadra e Jose Mourinho-s ka mundur ekipin e Pep Guardiola falë golave të Son dhe Lo Celso. Ky i fundit ka shënuar vetëm 35 sekonda pasi është futur në fushë nga stoli, duke realizuar golin më të shpejtë si zëvendësues në Premier League pas atij të shënuar nga Bernardo Silva kundër Brighton në gushtin e 2019-ës (17 sekonda).

Protagonist edhe Harry Kane, i cili ka dhënë asistin për golin e dytë dhe është bërë lojtari me më shumë asiste të dhënë në këtë sezon të Premier League (9). Një ecuri e jashtëzakonshme kjo për sulmuesin anglez, duke parë se ai kishte dhënë 8 asiste në total në tre kampionatet e mëpërshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN