MENU
klinika

Si (pse) lindi polaroidi?

Trevjeçarja shpiku fotografinë e çastit!

26.11.2020 - 17:42

       Teksa teknologjia na ka bërë të gjithëve fotografë, si çdo pajisje tjetër edhe kamera e parë, e njohur si “Polaroid”, daton para 75 viteve. Më 26 nëntor të vitit 1948 kur kamera e parë nga firma “Polaroid” u shit për 89,75 dollarë në Boston në departamentin e dyqanit Jordan Marsh.

Kjo kamerë do ta kishte një rëndësi të veçantë, sepse do të kthehej në model, në 15 vitet e ardhshme.

Shpikësi i saj është Edwind Land, ndaj edhe aparati mori emrin “Land kamera”, e prodhuar nga firma “Polaroid”, midis viteve 1948-1983. Pasi Edwin Land doli në pension, nuk u përdor më mbiemri i tij, “Land”.

 

Ndërkaq, gjeneza e kësaj shpikjeje qëndron në pyetjen e vajzës 3-vjeçare të Landit, “se pse ajo, nuk mund ta shihte fotografinë që sapo e kishte shkrepur?”. Kësisoj, kjo pyetje e dërgoi Edwind Land-in në “Kamera Polariod Land” në vitin ’48.

Modeli i parë komercial, ishte Modeli 95, që realizoi për 1 minutë foto me ngjyrë “sepia”.