MENU
klinika

Kërkesa nga familjet e UÇK-së

“U nxituam”, Safet Gjici kërkon falje për heqjen e titullit për Veton Surroin

27.11.2020 - 18:00

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka kërkuar ndjesë publike lidhur me vendimin e Këshillit të Qarkut mbi  heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin.

Gjici shprehet se vendimi erdhi pas kërkesës së 57 familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës”, shkruan Gjici.