MENU
klinika

Ndeshja me Bjellorusinë

UEFA i bën jehonë golit të Manajt me Kombëtaren

24.11.2020 - 15:12

Shqipëria u rendit në vendin e parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve, teksa gjithçka u vendos në ndeshjen e fundit kundër Bjellrusisë. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania Stadium”, falë dygolëshit të Sokol Cikalleshit dhe sidomos perlës së Rey Manajt.

Rrjeta e sulmuesit të Barcelona B ishte më e bukura për t’u parë dhe duket se i ka lënë mbresa edhe UEFA-s, që ka vendosur të argëtojë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me golin e yllit të kombëtares sonë.

“Kënd i vështirë? Nuk ka problem. Rey Manaj”, – shkruhet krahas videos së rrjetës së Manajt. Ky ishte goli i gjashtë më fanellën e kombëtares për sulmuesin, i cili në nivel klubi nuk po përjeton një periudhë pozitive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN