MENU
klinika

Sërish me Ferrari

Valentino Rossi u rikthehet garave me makina

26.11.2020 - 17:11

Pasi ka mbyllur sezonin 2020 në Moto GP pa sukses, piloti italian Valentino Rossi përgatitet për pjesëmarrjen e tij të dytë radhazi në garat Endurance, që zhvillohet në Bahrein.

Ikona e motoçiklizmit nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për garat me 4- rrota, ndaj hera-herës merr pjesë në evente të tilla. Në garën 12-orëshe të Bahrein, që zhvillohet më 9 janar 2021.

Ai do të pilotojë makinën Ferrari 488GT3 të ekipit Kessel. Ashtu si vitin e kaluar, Rossi do të zbresë në pistë bashkë me mikun e tij të ngushtë Uccio Salucci dhe vëllain Luca Marini. Ata kanë zhvilluar sot testet e para në pistën e Misano, por testet do të vijojnë edhe muajin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN