MENU
klinika

Kërkon lirimin me kusht!

Zani Caushi rikthehet në dyert e Gjykatës së Korçës

06.11.2020 - 14:37

Ish- kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997, Zani Caushi rikthehet sërish në Gjykatën e Korçës pasi kërkon lirinë me kusht. Ai nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar një përllogaritje të viteve të dënimit pasi pretendon se i duhen quajtur edhe ato në paraburgim.

Gjykata e Korçës ka vendosur ta administrojë të gjithë dosjen për të dalë në fund me një përfundim ose jo për Zani Caushin.

Në fakt, Caushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim  dhe duhet të lirohet.

Zani Caushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa e vuan në burgun e Drenovës në Korçë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN