MENU
klinika

Nga Maradona, te Bayern

10 episodet e 2020-s në futboll

31.12.2020 - 14:42

Futbolli, si shumë aspekte të jetës, vuajti shumë në vitin 2020. Pandemia ndërpreu shumë evente e shumë u shtynë. “Gazzetta dello Sport” ka renditur 10 momentet më të rëndësishme të këtij viti për futbollin europian dhe italian.

10.IMMOBILE – Italiani rivalizoi deri në fund për “Këpucën e Artë” Robert Leëandoëskin. Edhe pse polaku realizoi 55 gola në 47 ndeshje për këtë vit, duke fituar plot 5 trofe ekiporë dhe 4 individualë, sulmuesi i Lazios arriti ta parakalonte me 36 gola në kampionat.

9.SASSUOLO – Në sfidën e 9 marsit Sassuolo-Brescia, sulmuesi i Caputo shënoi dhe publikoi mesazhin: “Qëndroni në shtëpi, do të shkojë mirë” për të gjithë botën në kohën, kur koronavirusi ishte përhapur në Europë dhe kishte filluar karantina.

8.IBRAHIMOVIC – Rikthimi i Ibrës në pjesën kuqezi të Milanos solli një ndryshim të paimagjinueshëm te Milan, ku brenda vitit, skuadra e sheh tashmë veten nga dështimi drejt lavdisë. Fjala “titull” po përmendet shpesh tashmë mes tifozëve të Milanit. Me 22 gola në 30 ndeshje, Ibra i ka dhënë Milanit fytyrën që të gjithë e kishin harruar.

7.MARADONA – Momenti më i rëndë në historinë e futbollit. Diego vdes në shtëpi pas një operacioni të rrezikshëm në tru. Ndarja e papritur nga jeta e gjeniut të futbollit hidhëroi mbarë botën për javë e muaj të tërë, mbase dhe për shumë kohë të tjera.

6.PAOLO ROSSI – Heroi i italianëve në Kupën e Botës 1982 u nda nga jeta pak kohë pas vdekjes së Maradonës. Për Italinë ishte një tragjedi me përmasa kombëtare. Rossi vdiq në moshën 64-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. “Në momentin që po vdiste e shtrëngova fort. I thashë: ‘Shko, lër vetëm trupin tënd’ “, tregonte gruaja e “Pablitos”.

5.HANSI FLICK – I ardhur pa shumë pritshmëri, ish-asistenti i Joachim Loë te Gjermania, pushtoi Gjermaninë dhe Europën brenda pak muajve duke triumfuar me 5 trofe në mënyrë absolute.

4.LIONEL MESSI – Vera e këtij viti do të kujtohet gjatë për “luftën” mes Lionel Messit dhe Barcelonës pas dështimit katastrofal të sezonit 2019-2020. Nëpërmjet një mesazhi, “Pleshti” kërcënoi klubin e tij me largim, ndërsa çështja përfshiu dhe La Liga-n, që detyroi argjentinasin të qëndronte.

3.JURGEN KLOPP – Pas një ndeshjeje në kampionatin anglez me Chelsea, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, refuzoi të përgjigjej se çfarë mendonte për coronavirusin, duke thënë se nuk është një specialist i fushës.

2.ATALANTA – Pas eliminimit të pabesueshëm të Valencias me 8 gola në raundin e 1/16-ave të Ligës së Kampioneve, trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini lëshoi frazën epike duke e konsideruar ekipin e tij si përfaqësuesen e Italisë.

1.RAYMOND DOMENECH – Francezi kontravers është kthyer në punë pas 10 vitesh pushim. Ish-nënkampioni i botës me Francën në vitin 2006 dhe që dështoi në mënyrë skandaloze 4 vite më vonë në Afrikën e Jugut, u emërua së fundmi trajner i Nantes.