MENU
klinika

Planifikojini që tani udhëtimet...

10 gjërat që duhet të bëni në 2021 në Shqipëri

16.12.2020 - 10:53

Vitet kalojnë dhe shumë nga aktivitetet më të bukura që ofron Shqipëria nuk arrijmë t’i bëjmë. Me pak planifikim për vitin e ardhshëm dhe shumë dëshirë për t’u njohur me vendin tonë, mund të arrijmë të shohim disa nga vendet e të shijojmë disa nga eksperiencat e përzgjedhura nga IntoAlbania për vitin 2021.  

1. Ngjitje në Theth dhe Valbonë

Nëse nuk keni arritur ende t’a bëni, në krye të listave mbetet gjithmonë ecja në natyrë në Valbonë e Theth. Falë pozicionimit të këtyre dy destinacioneve në mes të Alpeve Shqiptare, dhe lidhjes se luginave përmes Qafës së Valbonës në lartësinë e 1800 metrave mbi nivelin e detit, me mijëra turistë zbulojnë çdo vit mrekullitë natyrore të Valbonës dhe Thethit përmes ngjitjes.

Kisha e Thethit. Foto nga Matthew Storer.

2. Turi i UNESCO-s

Mijëra vjet histori shqiptare janë edhe të botës. Ato dokumentohen në tre site gjigande që e bëjnë Shqipërinë një vend mjaft tërheqës për këdo që kërkon rrënjët e të shkuarës të njerëzimit në Evropë. Pasuritë që kapërcejnë kufijtë lokalë, janë mbrojtur mirë nga koha dhe tallazet e trazuara të betejave ballkanike. ButrintiGjirokastra dhe Berati, ja kanë dalë të shkëlqejnë në listën që bota e qytetëruar e konsideron më shumë se të çmuar.

Butrint

3. Udhëtim me varkë në Rivierën Shqiptare

Plazhet fantastikë të jugut mund të zbulohen akoma më mirë nëse bëheni pjesë e lundrimeve me varkë. Nga qytetet e mëdha si Vlora apo Saranda, nisen përgjatë verës me dhjetëra varka çdo ditë në drejtim të plazheve apo shpellave ende të panjohura gjerësisht për turistët. Nëse doni të lexoni për një eksperiencë të ngjashme, klikoni këtu.

Kakome, Sarandë, foto nga IntoAlbania.

4.  Eksploroni agroturizmin shqiptar

Nga veriu në jug, ka plot ferma, kantina apo bujtina të njohura për ushqimin e tyre, natyrën e virgjër dhe mikëpritjen tradicionale. Të gjitha bujtinat kanë përvetësuar modelin e ‘mëso duke u praktikuar’, që afron turistët me jetën e fshatit, dhe proceset e ndryshme që ndodhin aty. Përgjatë 2019, bëni mirë të vizitoni një nga këto agroturizme, jo vetëm për të patur një eksperiencë autentike shqiptare, por edhe për të ndihmuar në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Agroturizëm Marku në fshatin Ganjollë të Gurit të Zi (Shkodër). Foto nga IntoAlbania.

5. Në zbulim të Komanit

Përmes udhëtimit me varkë në liqenin e Komanit, do të mund të përjetoni një nga eksperiencat më mbresëlënëse në Shqipëri. Përgjatë tre orëve të lundrimit me traget do të mund të zhyteni në natyrën e paprekur shqiptare, malet e larta që rrethojnë liqenin, e të vizitoni Luginën e Valbonës. Ideja juaj mbi natyrën e Shqipërisë pasi të keni bërë këtë udhëtim nuk do të jetë më e njëjta!

Lumi i Shalës në liqenin e Komanit, foto nga IntoAlbania.

6. Një vizitë në qytetet antike

Përveç Parkut Arkeologjik të Butrintit, që përmendëm në listën e vendeve të konsideruara pasuri botërore, Shqipëria ka plot parqe arkeologjike që do ju mundësonin një takim unik me historinë e Mesdheut e atë botërore. ApoloniaAmantiaBylisiAntigonea e plot parqe të tjera shtrihen nga njëri cep i vendit te tjetri, duke dëshmuar për pasurinë kulturore e historike të Shqipërisë.

Parku Arkeologjik i Apollonisë Park, Fier, foto nga IntoAlbania.

7.  Fluturim dysh në Llogara

Të shohësh Shqipërinë nga qielli, është një nga përvojat më mbresëlënëse që mund të keni. Peizazhet e pafundme të detit, qiellit, maleve e luginave të mrekullueshme, e bëjnë parashutizmin një nga sportet ekstreme më të preferuara në vend. Veçanërisht Llogaraja, është një nga pikat kyçe ku mund të përjetoni bukurinë e Shqipërisë nga lartësia si askund tjetër. Për këtë arsye, çdo vit organizohen turne ndërkombëtar, ku të apasionuar pas fluturimit bashkohen në pika të ndryshme për të konkurruar mes njëri-tjetrit. Nëse vizitoni plazhet e jugut, duhet të planifikoni një ndalesë edhe këtu.

Fluturim mbi Llogara. Burimi i fotos: flyingmammut.com

8. Tur në të shkuarën komuniste

Ashtu siç ka thënë dhe Xhorxh Santajana,  “Kushdo që nuk kujton të shkuarën, është i dënuar ta përsërisë atë.” Nëse doni të njiheni me të shkuarën komuniste të vendit, sigurohuni të vizitoni monumentet e asaj periudhe, parafabrikatet simbol, si dhe muzetë e rinj të hapur për të dëshmuar 50 vite histori diktature komuniste. Lexoni artikullin tonë të dedikuar për më tepër. 

Busti i diktatorit në kosh, Bunk’Art 1. Foto nga IntoAlbania.

9. Turizëm për shëndetin

Falë peizazheve dhe natyrës fantastike ku nuk mungojnë ujërat termale, Përmeti është kthyer në një nga qytetet më të vizituara për ata që duan të gjejnë qetësi e të kurojnë trupin e tyre.  Vaskat e Bënjës janë tërheqëse përgjatë gjithë vitit, ku veçanërisht në dimër mund të hysh në vaskat e mbushur me ujë të nxehtë prej natyrës, e të kryesh terapinë e këshilluar nga mjeku falas. Monumentet historike e natyrore që gjenden pranë e bëjnë akoma më të pëlqyeshme vizitën aty. Të tjera vënde të njohura për ujëra termale: Liqeni i Zi në Gramsh, Elbasan dhe Llixhat e Peshkopisë, Dibër. 

Thermal Pools of Bënja

Banjat termale në  Përmet, burimi i fotos: Fation Plaku.

10. Kajak dhe Rafting 

Falë lumenjve të rrëmbyeshëm e natyrës bujare, eksperiencat e rafting apo kajakut në Shqipëri janë të mbushura me adrenalinë e emocione të shumta. Për këtë arsye, këto sporte ujore po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje, përmes dy destinacioneve kryesore ku ofrohen paketa të ndryshme rafting: Kanionet e Osumit dhe Lumi Vjosa. Për më tepër klikoni këtu.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?