MENU
klinika

Përplasje me policinë

2 ditë pas vrasjes së Klodjan Rashës, Korça në protestë!

10.12.2020 - 16:42

Pasditen e kësaj të enjte disa të rinj në Korçë kanë dalë në protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha.

Dhjetra qytetarë kanë dalë në rrugët e Korçës me pankarta nëpër duar duke i bërë thirrje Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.

Protestuesit në Korçë kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit.

Ndërkohë në Tiranë, pasditen e sotme pritet të organizohet sërish protestë ndërsa kryeministri Rama do të mbajë një fjalim mbi vrasjen e të riut.

Ditën e djeshme kryeqyteti u përfshi nga protesta ku qindra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës.

Disa të rinj thyen dhe dëmtuan dyert e disa prej institucioneve si Ministria e Brendshme e Kryeministria si dhe zbukurimet e fundvitit në qendër të kryeqytetit.