MENU
klinika

NBA

25 vite trajner, njihuni me rekordet e Popovich

25.12.2020 - 15:27

Sezoni 2020-2021, që sapo ka nisur në NBA, është i 25-i për trajnerin e mirënjohur Gregg Popovich. E gjithë karriera e tij është e lidhur me skuadrën e San Antonio Spurs. Ai nisi aventurën e tij me ekipin teksan më 10 dhjetor 1996, kur mori vendin e Bob Hill.

Popovich vendosi rekordin e trajnerit që ka qëndruar më gjatë në stolin e një skuadre të vetme në NBA, 25 vite radhazi. Ai nuk ka ndryshuar asnjëherë skuadër dhe përballë tij në këto 25 vite, ishin si kundërshtarë 283 trajnerë në stolin e 29 ekipeve të tjera.

Nëse në këto 25 vite skuadra e San Antonio Spurs nuk ndryshoi asnjëherë trajner, duke i besuar gjithnjë Gregg Popovich, ekipi i Neë York Knicks shkarkoi 14 trajnerë. Në sezonin e rregullt, Popovich ka arritur në total 1.277 fitore në karrierën e tij, i treti në historinë e NBA, dhe ka pësuar 614 humbje.

spurs lakers lebron james

Pra, ai ka fituar 67.5% të ndeshjeve. Ai ka arritur gjithashtu edhe 170 fitore në fazën play off. Por më e rëndësishmja për klubin dhe për të është se ka marrë 5 tituj kampionë në NBA. Ndeshja e radhës për Popovich do të jetë përballë Toronto Raptors.

Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën