MENU
klinika

Ja vlen t'i provoni!

6 ide për relaksim të plotë

13.12.2020 - 11:40

Ndiheni të stresuar? Stresi është gjithnjë e më prezent në ditët e sotme. Por ju nuk duhet të vuani nga stresi – ju duhet të përpiqeni ta largoni atë. Ne ju sugjerojmë 7 ide praktike që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni plotësisht dhe të shpëtoni nga lodhja dhe stresi i ditës. Gati?

1: Medito

Meditimi është një mënyrë e thjeshtë, por shumë efektive për të pakësuar nivelin e stresit në jetën tuaj. Dhe mos e merrni lehtë – mund t’ju duket i lehtë, por kërkon kohë, përqëndrim, dhe do t’ju duhet shumë përpjekje në fillim. Të rrishë ulur, mos të mendosh për asgjë, duket si gjëja më e lehtë në botë, por t’i largosh të gjitha mendimet dhe thjesht të jesh njësh me momentin do të kërkoj pak kohë dhe stërvitje – por do të sigurojë shumë efekte pozitive, kështu që padyshim se ia vlen.

2: Dëgjoni muzikë

Të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar mund të jetë shumë relaksuese dhe është një nga gjërat më të lehta për t’u bërë. Ju mund të dëgjoni muzikë në makinën tuaj kur ktheheni nga puna për në shtëpi. Ju ndihmon të shkëputeni nga problemet e punës, mund të dëgjoni muzikë në punë, ju largon stresin dhe ju ndihmon të përqendroheni në detyrën e dhënë, ose thjesht mund të shtriheni në shtratin tuaj dhe të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar.

Një tjetër sugjerim fantastik: përpiquni të dëgjoni disa këngë të vjetra nga rinia juaj, ato do t’ju kthejnë pas në kohë, kur kishit shumë më pak strese!

3: Ecje

Ecja është një nga aktivitetet më relaksuese në botë dhe të gjithë duhet ta bëjmë më shpesh. Pse?

  • Para së gjithash, është një aktiviteti fizik, dhe si i tillë është në vetvete një faktor që ndikon në reduktimin e nivelit të stresit,
  • së dyti, mund ta përsëritësh, nëse e ndieni të nevojshme vazhdoni akoma të ecni,
  • së treti, zhvillohet në ajër të pastër, që bën mire si për trupin ashtu edhe për mëndjen tuaj,
  • dhe më e rëndësishmja nga të gjitha – është e thjeshtë, ju siguron mjaft kohë për të menduar për gjërat dhe për të qartësuar idetë tuaja.

Jashtëzakonisht e thjeshtë, por super efektive! Ju duhen vetëm një palë këpucë të mira për ecje – ne ju rekomandojmë veçanërisht këpucët Walkmaxx Fit Signature – dhe jeni gati për ecje.

4: Shikoni shfaqjen e preferuar në TV

Të shikosh TV mund të mos duket si një aktivitet, por duke parë emisionin tuaj të preferuar ju ndihmon për t’u çlodhur dhe për të larguar mëndjen nga lodhja e ditës. Është kënaqësi, ju heq mendjen nga gjërat dhe ju ndihmon të zhyteni në një botë krejt tjetër, në një vend ku çdo gjë është e mundur. Pra, nëse nuk ndiheni në formë, kaloni pak kohë pranë ekranit, nuk ju dëmton!

5: Shijoni pasjonet tuaja

Të praktikoni hobin tuaj është një mënyrë fantastike për të larguar stresin, ju hiqni mendjen nga gjërat dhe shijoni atë që ju pëlqen të bëni. Nuk ka rëndësi se çfarë hobi keni; mund të jetë fotografia, vallëzimi, qepja, mbledhja e pullave, kopshtaria – çdo gjë që mbush shpirtin tuaj me gëzim është e duhura për të ulur nivelet e stresit dhe për t’u çlodhur.

6: Stërvituni

Dihet që ushtrimet fizike na ndihmojnë në uljen e stresit dhe na qetësojnë – megjithëse në dukje nuk është kështu. Lodhja, djersitja dhe përsëritja e të njëjtës lëvizje pa pushim ka të ngjarë të duket diçka tjetër përveçse relaksuese, por nëse i përmbaheni gjithmonë, së shpejti do të filloni të shihni rezultatet e para të dobishme. Për të mos përmendur faktin që ju do të ndiheni shumë më mirë dhe do të jeni shumë më të shëndetshëm – me të vërtetë ke shumë benefite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë roli ka në organizëm?

Fuqitë e dremitjes 15 minuta