Udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç ka thënë se janë të vërteta informacionet se i janë ofruar 21 milionë euro, me qëllim që të mos rrëzojë nga pushteti presidentin malazez Milo Gjukanoviç.

Abazoviç u shpreh se ka marrë oferta nga disa palë, por se nuk ka pranuar asnjërën prej tyre. “Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin”, tha ndër të tjerash lideri i grupit parlamentar, URA.

“Unë kam shumë presion, por se nuk ndihem i pasigurisë. Abazoviç theksoi se qeveria malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por se ka mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve. “Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjen e lindjes së demokracisë”, u shpreh ai.

Dritan Abazoviç ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament, duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesë e një komuniteti që jeton në varfëri. Ai denoncoi më herët se ka marrë kërcënime, ndërsa autoritetet malazeze e kanë prangosur autorin e kërcënimeve.