Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj vlerësoi ndihmën që qeveria turke ka dhënë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Laç. Në fjalën e tij, në kantierin e rindërtimit në këtë zonë, Ahmetaj tha se kjo lagje do të jetë simbol i miqësisë mes dy vendeve.
Ahmetaj u shpreh se në këtë zonë do të ndërtohen 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë sipas standardeve europiane.
“Është jo vetëm një shembull i transformimit, por edhe një simbol i miqësisë dhe bashkëpunimit të dy vendeve tona.
Ndërkohë që ne po rindërtonim, edhe në Turqi ra një tërmet i rëndë. Miqtë tanë populli turk nuk e ndaloi ndihmën, bashkëpunimin, rindërtimin në Lac.
Ju përgëzoj në emër të qeverisë për ndihmën e paçmuar.
Shumëkush mund ta shihet me skepticizëm rindërtimin. Miqtë tanë madje kanë qenë shumë skeptikë, i janë referuar traditës së qeverive të mëparshme qw i linte punimet rrugëve. Sot Shqipëria është kthyer në kantierin më të madh të rindërtimet në 30 vitet e fundit”, tha Ahmetaj.