Një tjetër punonjës shëndetësor në Alaska të SHBA ka pasur efekte anësore pasi ka marrë vaksinës e Pfizer kundër Covid-19, ka konfirmuar spitali lokal në Juneau.
Rasti i dytë duket të jetë më i lehtë, ndërsa personi i parë i cili pati reaksion pas vaksinës mbetet i shtruar në spital.
Dy raste të reaksionit të rëndë alergjik nga vaksina kunder koronavirusit, e Pfizer-BioNTech janë raportuar nga Spitali Rajonal Bartlett gjatë dy ditëve të fundit.
“Një tjeter anetar i stafit, i dyti, pati fryrje të syve, marrje mendsh dhe dhimbje te lehte fyti dhjetë minuta pasi iu injektua vaksina sot. Reagimi i tij nuk u konsiderua anafilaksi (një reaksion alergjik i rrezikshëm për jetën)”, thuhet ne deklaratën e spitalit.
Punonjesi i kujdesit shendetesor mori menjehere injeksione me permbajtje antihistaminike dhe “u ndie plotësisht në normalitet” një orë pas simptomave.
Mbetet e paqartë nëse ai ka pasur një histori alergjish me pare.
Të mërkurën, Pfizer i tha RT-se se ishte “duke punuar me autoritetet lokale të shëndetit” dhe ishte duke u perpjekur te kuptojne rastin e parë të reagimit negativ ndaj vaksinës në SHBA.