MENU
klinika

Si mund të hyni në Mal të Zi nga sot?

Ambasada shqiptare publikon masat e reja, ja kufizimet

22.12.2020 - 11:07

Ambasada Shqiptare në Mal të Zi ka publikuar rregullat e reja të vendit për shtetasit shqiptarë, që do të fillojnë të zbatohen prej të martës, datë 22 dhjetor dhe do të vijojnë deri në datën 11 janar 2021.

Sipas njoftimit, shtetasve shqiptarë, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

“Shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend’.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë në MZ ka prezantuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, të cilat do të fillojnë të zbatohen prej të martës, datë 22 dhjetor dhe do të vijojnë deri në datën 11 janar 2021.

Bazuar në sa më lartë, ndalohet levizja dhe trafiku ndërurban prej të premteve në ora 22:00 deri të hënave në orën 05:00.

Sa i përket hyrjes në Mal të Zi, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.

Shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.

Sa i përket turistëve të huaj që do të akomodohen në hotelet malazeze, njoftohet se hotelet dhe restorantet do të qëndrojnë hapur vetëm në oraret 07.00 deri në orën 16.00, ndërsa më pas do të shfrytëzohet vetëm shërbimi në dhomë.

Lutemi të mbahen në vëmendje këto masa!

Ambasada e Shqipërisë në MZ

Çfarë shkruajti shtypi gjerman?

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Von der Leyen njofton vizitën në Ballkan

“Do përçoj angazhimin tonë për anëtarësimin në BE”

Kthehen punëtorët ditor: Ne shkojmë për bukën e gojës, këto kërkojnë test 23 €

Masat e reja anti-kovid në Mal të Zi krijojnë probleme

"I kam thënë kryeministrit disa herë..."

BIRN: Abazoviç kërcënon të rrëzojë qeverinë