MENU
klinika

Oferta e paraqitur nuk përputhet me kriteret e përcaktuara

Anulohet tenderi për ndërtimin e autostradës Milot-Fier

07.12.2020 - 13:38

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar tenderin për projektimin dhe ndertimin e rrugës Milot-Fier. Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe është botuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Projekti me vlerë 1.18 miliard dollar është anuluar me arsyetimin se oferta e paraqitur nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Rruga është parashikuar të jetë 115 kilometra, autostradë e kategorisë A dhe sipas projektit duhej të ndërtohej nga privatët në formën e një koncensioni.

Gara për këtë rrugë u hap në 1 korrik përmes një ceremonie, ku ishin të pranishëm krerët e shtetit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


MIE: Çfarë parashikon kontrata? Dokumenti

Hapet gara/ Rruga “Milot-Fier” me koncension deri në 2024

"Firma fituese është paracaktuar në mënyrë abusive"

Autostrada Milot-Fier, shoqëria civile në protestë

MIE: Kompanitë kohë deri më 28 tetor

Dorëzimi i ofertave për koncesionin Milot-Fier