A e dini se aromat mund të ndryshojnë gjendjen tuaj shpirtërore, të përmirësojnë cilësinë e jetesës në shtëpi dhe të krijojnë një mjedis të këndshëm? Të gjithë duam të jetojmë në një shtëpi që na bën të ndjehemi të lumtur dhe të sigurt, pasi kjo ndikon në cilësinë e përgjithshme të jetës sonë. Të krijojmë një shtëpi sa më të këndshme dhe të dashur duhet të jetë prioriteti ynë kryesor.
Mbushni shtëpinë tuaj me aromat delikate të erëzave, bimëve dhe frutave. Thjesht zieni disa përbërës me aromë të ëmbël si, portokall, shkopinj kanelle ose karafil në ujë. Është kaq e lehtë, e lirë dhe krejtësisht natyrale!
Pas një vere të gjatë po përgatitemi të kalojmë më shumë kohë në shtëpi. Një mënyrë për ta bërë shtëpinë tonë më të këndshme janë aromat – ato janë një anti-stres i vërtetë.
Qiri Armoatizues Dormeo
Këtu janë disa këshilla se si t’i përdorni aromat në shtëpinë tuaj:
- Vendosni të paktën një qiri aromatik në secilën dhomë për një mjedis më të këndshëm
- Vendosni një top pambuku të aromatizuar me vajra esencialë brenda koshit të fshesës me korrent. Kur të pastroni, do të përhapni një aromë të këndshme përreth dhomës (Me të vërtetë, provojeni!)
- Përdorni vaj esencial me mente dhe një aromatizues në dhomë që të zgjoheni më me gjallëri në mëngjes
- Përdorni disa pika vaj esencial të livandos në dush për t’ju qetësuar dhe për t’u përgatitur për gjumë.
Mbajini produktet e mbetura për t’i përdorur si aromatizues në shtëpinë tuaj. Produktet e mbetura si; xhenxhefili, lëkurat e portokallit, limonit dhe lime-t e shtrydhur, erëzat e skaduara, të gjitha mund të përdoren për krijimin e atmosferes së përsosur në shtëpinë tuaj.
Aromatizues ambjenti
Aromat më të mira për shtëpinë tuaj
Faktori i parë dhe më i rëndësishëm është çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen – nuk ka asnjë kuptim t’i mbushni të gjitha dhomat në shtëpinë tuaj me aromë livando nëse nuk ju pëlqen kjo aromë. Mos harroni se nuk ka aromë të duhur apo të gabuar kur bëhet fjalë për të zgjedhur aromat për shtëpinë tuaj – por ka disa aroma që ofrojnë benefite të caktuara. Këtu janë disa prej tyre:
- Rozmarina mund të ketë një efekt pozitiv në gjendjen tuaj shpirtërore, si dhe në rendimentin tuaj, ajo është një zgjedhje e shkëlqyer nëse doni të qëndroni të qetë dhe të përqendruar. Do t’ju ndihmojë të mos stresoheni, por në të njëjtën kohë nuk do t’ju përgjum, kështu që ju do të jeni energjik dhe në gjendje të bëni shumë punë. Aroma e Rozmarinës është e përsosur për ditët e ngarkuara – dhe netët.
- Livando është e njohur për vetitë relaksuese dhe qetësuese, gjithashtu mund të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore. Kjo e bën atë të përsosur sa herë që ndiheni të stresuar dhe të shqetësuar, apo thjesht kur jeni duke qëndruar në divan ose kur keni nevojë për t’ju zënë gjumi. Ajo ka efektet e një qetësuesi të lehtë, kështu që nuk është zgjidhja më e mirë kur ju duhet të qëndroni vigjilent. Aroma e livandos përdoret nga nënat e reja dhe bebet e tyre për tu qetësuar, ajo është e përkryer për muajt e parë të vitit me vogëlushin tuaj.
- Mentja ka një aromë të freskët, gjallëruese që do të përmirësojë kujtesën tuaj dhe do t’ju mbajë vigjilent, është zgjedhja e përsosur për detyrat e shtëpisë, studimet ose punët. Do t’ju zgjojë, do t’ju mbajë të freskët dhe do t’ju bëjë të ndiheni të paktën më pak të lodhur, kjo aromë është zgjedhja e preferuar e njerëzve të zënë dhe të mbingarkuar.
- Ylang-Ylang është një aromë mitike shumë qetësuese dhe relaksuese, është e shkëlqyer si anti-stres pas një dite veçanërisht të vështirë dhe në të njëjtën kohë e përkryer kur dëshironi të bini në gjumë. Nga ana tjetër, nuk është aq e këshillueshme nëse keni nevojë për të bërë disa punë, pasi kjo mund të zvogëlojë gatishmërinë tuaj dhe përqëndrimin.
- Limoni ka një aromë të freskët, të gjallë që mund t’ju bëjë më të lumtur. Disa studime tregojnë se limoni mund të ketë efekte të tipit anti-depresiv, kështu që është zgjidhja perfekte për të luftuar stresin dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.
Përzierjet aromatizuese të bëra vet në shtëpi mund të jenë një dhuratë e përsosur! Nëse planifikoni t’i bëni përzierjet tuaja aromatizuese me fruta, erëza dhe përbërës të tjerë, bëni pak më shumë, paketojini në një kavanoz të bukur dhe dhurojani të dashurve tuaj për t’i bërë shtëpitë e tyre një vend më të mirë!