02.12.2020 - 12:01
Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni mbi plagosjen e Aleksandër Dedës, ditën e djeshme në Lezhë. Dëshmitë e tyre mund të çojnë në identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.
Policia gjeti një automjet të djegur që është përdorur nga autorët në rrugën e vjetër Lezhë- Milot në afërsi të fshatit Pllanë. Automjeti ka rezultuar të jetë i vjedhur në Lushnje ndërsa në të u gjend edhe një automatik si dhe një telefon pak më larg automjetit.
42-vjeçari mësohet se është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plumb në kraharor dhe po merr mjekim në spitalin e Traumës, Tiranë.