MENU
klinika

Masat e reja

Athinë, krijohen “getot” e virusit

19.12.2020 - 10:03

Pandemia e Covid-19 vijon të shënojë rekorde. Evropa është bërë sërish epiqendër, pasi Nëntori dhe Dhjetori kanë regjistruar më shumë infektime dhe vdekje.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, Greqia ka i rikthehet kufizime të reja. Autoritetet kanë vendosur që të izolojnë tre komuna afër Athinës, të cilat konsiderohen dhe si zona me rrezikshmëri të lartë, të cilat janë: Atika perëndimore, Aspropirgosin, Mandrian dhe Elefsinën.

Sipas mediave greke nga dita e nesërme në këto zona do të vendoset kufizimi i orarit të lëvizjes nga ora 18:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Gjithashtu do të mbyllen dyqanet, tregjet publike, parukeritë, libraritë e kishat. Autoritetet kanë vendosur që të realizojnë testet e shpejta nëpër azile, ndërsa vaksina e Pfizer/BionTech do të mbërrijë në datën 27 Dhjetor. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka thënë se BE-ja po punon që vaksinat kundër koronavirusit të jenë të disponueshme edhe në Ballkan. Numri i të infektuarve në Greqi ka arritur në më shumë se 128 mijë dhe 3948 kanë humbur jetën.

Italia do të shndërrohet e gjitha në një zonë të kuqe me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit. Nga data 24 deri më datë 27 Dhjetor do të mbyllen bizneset, baret dhe restorantet. Vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë do të qëndrojnë të hapura. Po ashtu nga 31 Dhjetori deri në datën 3 Janar askush nuk do të udhëtojë për Vitin e Ri, vizitat tek familjarët janë të ndaluara dhe në rast se shkelet karantina gjoba varion nga 400 deri në 1000 euro.

Italia është një nder shtetet evropiane me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi ku 1.9 milion janë të infektuar dhe 67.2 mijë kanë humbur jetën.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi