MENU
klinika

La Liga, Java 12

Barcelona rikthehet te humbja, kreu më larg

05.12.2020 - 23:03

Cadiz ka marrë një fitore befasuese 2-1 kundër Barcelona-s në javën e 12-të të La Liga-s. Ndeshja e luajtur ne Estaduio Ramon është mbyllur 2-1 në favor të ekipit të Cervera-s.

Vendasit kanë kaluar në avantazh me Gimenez pas tetë minutash, miqtë kanë barazuar në minutën e 46-të me një autogol të Alcala-s. Goli që ka vendosur ndeshjen është realizuar nga Negredo në minutën e 63-të.

Sulmuesi i vendasve ka shënuar një minutë pas futjes në fushë dhe i ka dhuruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij. Cadiz, në fakt, është ngjitur në vendin e pestë të renditjes me 18 pike, ndërsa Barcca mbetet në vendin e 7 me 14 pikë, 12 ;ikë larg kreut që mbahet nga Atletico Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN