Gigi Hadid ditë pas dite zbulon detaje nga vogëlushja e saj, e cila erdhi në jetë në muajin shtator. Së fundmi supermodelja ka ndarë në rrjete sociale foto nga dhoma e vajzës, që duket mjaft e ngrohtë dhe shumë stil. Përveç kësaj, Gigi ka postuar edhe disa foto nga shtatzënia, të cilat nuk i kemi parë kurrë më parë.
Në njërën prej tyre ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe ka treguar se është shkrepur një ditë para lindjes së vajzës. Ajo ka treguar se dekorimi dhe përgatitja e dhomës për të voglën e ka ndihmuar shumë që të përgatitej për jetën e re si nënë.
Nga postimet e Gigi-t duket se pjesa më e veçantë nga dhoma e vajzës është një pjesë muri e mbushur plot me libra fëmijësh të dhuruar nga miqtë e saj të ngushtë dhe të Zayn.
Është mësuar se çifti i famshëm po jetojnë prej thuajse një viti në një fermë në Pensilvani, që është në pronësi të nënës së modeles, Yolanda Hadid. Aty thuhet se Gigi solli në jetë edhe vajzën e saj.
Ndërkohë dyshja e famshme nuk e kanë zbuluar ende emrin e vogëlushes, duke i lënë fansat të aludojnë për të. Së fundmi fansat kanë ngritur dy teori sipas së cilave vajzave e Gigi-t dhe Zayn quhet Lavender ose Hemera.