MENU
klinika

NBA

Bucks shkatërrojnë Warriors, Miami merr fitoren e parë

25.12.2020 - 23:21

I vetmi kampionat elitar që nuk është ndalur për Krishtlindje është NBA. Pretendentë e Milwaukee Bucks kanë mposhtur thellë 138-99 ekipin e Golden State Warriors, që dy vite më parë shpallej kampion.

Bucks rikthehen kështu te suksesi, teksa e kishin humbur ndeshjen e parë me Boston. Pretendentët e NBA nuk e vunë në diskutim fitoren, teksa i fituan të katër periodat, madje bindshëm.

Të udhëhequr nga Giannis Atetekounmpo (15 pike, 13 rebound dhe 4 asiste), vendasit u treguan të papërmbajtshëm, duke dëshmuar së humbja e parë më vetëm një pikë ishte aksident. Bucks ishin pretendentët kryesorë edhe sezonin e kaluar, teksa zunë vendin e parë në Lindje.

Më herët ishte Miami Heat që fitoi në shtëpi ndaj New Orleans Pelicans në shifrat 111-98. Miami kishte humbur takimin e parë derbi ndaj Orlandos dhe suksesi i sotëm shihet një ogur i mirë.

Vendimtare ishte perioda e dytë. Te Miami ra në sy loja e grupit, duke bërë ta pavlefshme dyshen e miqve Williamson-Ingram, që shënuan 60 pikë së bashku. Pelicans kishte fituar takimin e parë ndaj Toronto Raptors.

Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën