MENU
klinika

Vendimi i Federatës

Cavani pezullohet 3 ndeshje dhe gjobitet rëndë

31.12.2020 - 19:39

Ka mjaftuar një postim i gabuar në Instagram, me përmbajtje raciste. Kjo i ka kushtuar sulmuesit Edinson Cavani. Uruguani i Manchester United është pezulluar me tre ndeshje dhe një gjobë që kap shifrën e 100 mijë sterlinave.

Futbollisti kishte kërkuar falje për atë që ndodhi në muajin nëntor, pas ndeshjes kundër Southampton. Cavani ishte i lumtur, pasi kishte realizuar dy gola në toren 3-2 kundër Southampton. Urimet për të ishin të shumta dhe mes tyre ishte edhe një mik.

33-vjeçari e postoi në “InstaStory” mesazhin e tij, ndërkohë që e shoqëroi me fjalët “Faleminderit zezak”. Për këtë ai e ka pasuar tani nga organet disiplinore të Federatës Angleze të Futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN