MENU
klinika

“Fundi i pandemisë, vetëm çështje kohe”

CEO i Pfizer apel qytetarëve: Deri sa të kthehet jeta normale…

26.12.2020 - 13:46

Botës mund t’i duhet pak kohë, por aktualisht “zgjidhjet që kemi në duar, janë aq efektive sa është vetëm çështje kohe për të arritur në fund të pandemisë”.

Kjo është deklarata shpresëdhënëse e CEO të kompanisë Pfizer, Albert Bourla.

Duke folur për transmetuesin publik grek ERT, nga selia e kompanisë në Connecticut, Bourla dha shpresë se normaliteti do të rikthehet së shpejti dhe u bëri thirrje njerëzve të vazhdojnë të përdorin maskat e fytyrës dhe të ndjekin udhëzimet e shkencëtarëve derisa të rikthehet jeta që kishim më parë.

I pyetur në lidhje me mutacionin e virusit covid-19, Bourla tha se do të duhet pak kohë për të kuptuar se sa i rrezikshëm është.

Por ai u shpreh optimist, por i kujdeshem, se vaksina do të jetë efektive dhe ndaj mutacionit specifik.

“Ne do të kemi më shumë informacion në afërsisht dy javë pas përfundimit të eksperimenteve që po kryejmë aktualisht për të parë nëse vaksina është e njëjtë, më pak ose më efektive kundër këtij varianti të ri”, tha Bourla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN