MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton tensionin e ulët?

19.12.2020 - 11:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë e shkakton tensionin e ulët?

Mjeku:  disa nga shkaqet që shkaktojnë tension të ulët të gjakut:

Inflamacioni: inflamacioni i organeve mund të shkaktojë tension të ulët të gjakut, pankreatiti akut është një shkak.

Medikamente të caktuara: shaktojnë ulje të tensionit të gjakut.

Problemet neurologjike: çdo sëmundje që prek nervat konsiderohet si çrregullim neurologjik dhe përgjithësisht këto çrregullime shkaktojnë tension të ulët.

Çrregullimet hormonale

Sëmundjet e zemrës: në disa raste shkaktojnë tension të ulët dhe në disa raste tension të lartë të gjakut.

Shtatëzania.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.