MENU
klinika

Bëhuni gati për duetin e fundvitit!

Dafina zbulon detajet nga bashkëpunimi me Ylli Limanin

06.12.2020 - 10:32

Dafina Zeqiri konfirmoi ditën e djeshme se është gati të sjellë një nga bashkëpunimet më të bukura të vitit me Yll Limanin. Këngëtarja publikoi një video nga studioja me Limanin, duke pohuar zërat për duet.

Ndërkohë detajet po zbulohen një nga një dhe duket se dyshja kanë vendosur të plotësojnë dëshirat e fansave për ta nxjerrë bashkëpunimin brenda këtij viti. Dafina ka postuar sot në Intagram një video dhe ka treguar çdo gjë që dëshironim të dinim në lidhje me këngën.

Këngëtarja ka zbuluar se kënga do të publikohet këtë muaj, por data mbetet ende sekret. Bashkëpunimi mes tyre do të mbajë titullin “Mos shko”, e siç duket do të jetë një baladë e bukur dashurie. Kënga është regjistruar në studio dhe tani po ripërpunohet për t’u bërë gati për publikim. Dafina ka treguar se teksti është shkruar nga vetë ajo dhe nga reperi Elinel.

Tani i mësuam të gjithë detajet dhe e vetmja gjë që nga ka mbetur është që të presim publikimin dhe të shijojmë superduetin. Kujtojmë se vetë Ylli publikoi pak ditë më parë një këngë të re me titullin “Leje”. Ndryshe nga këngët paraardhëse, Limani realizoi një klip për këtë këngë por e ka sjellë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme nëpërmjet animacioneve.

Nga ana tjetër, Dafina Zeqiri ka sjellë remix e këngës mjaft të pëlqyer “Vuj vuj vuj”, që është pritur shumë mirë nga publiku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN