24.12.2020 - 15:32
Dinamo e ka mbyllur fazën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme në Kategorinë e Parë, duke fituar 1-0 ndaj rivalit direkt Korabi dhe kryeson Grupin A me 4 pikë ndaj ndjekësve më të afërt.
Blutë e kryeqytetit ia dolën të marrin tri pikë arta në Pezë-Helmës, falë një penalltie nga Da Silva në 54’. Dibranët u përpoqën shumë në fundin e ndeshjes, teksa patën 3 raste të mira, por nuk ia dolën dot.
Dinamo përfiton edhe nga dy barazimet e ndeshjeve të tjera, teksa Oriku-Burreli dhe Veleçiku-Besëlidhja përfunduan në barazim 1-1. 7 fitore dhe 1 barazim, 1 gol vetëm i pësuar, ecuri perfekte e Dinamos. Kategoria e Parë do të rikthehet më 17 janar.