MENU
klinika

Durrës

Organizuan protestë, arrestohen 2 të rinj

16.12.2020 - 09:15

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht pasi kanë bërë thirrje në rrjetet sociale dhe kanë organizuar protestë për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv Policie.

Sipas njoftimit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Këta shtetas, edhe pse shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur që nuk lejohen tubimet dhe grumbullimet për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kanë vijuar të protestojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.