MENU
klinika

"Ajo po harton një plan loje"

E gjobitën për festën, Rita Ora nis hetimet për “spiunin”!

02.12.2020 - 11:23

30-vjetori i hapi disa probleme Rita Orës, e cila përveçse është përballur me një lumë kritikash nga fansat, ka marrë edhe një gjobë të majme. Këngëtarja shqiptare detyrohet t’ju paguaj autoriteteve britanike plot 10 mijë paund, pasi organizoi në fshehtësi një festë me rastin e ditëlindjes së saj, duke thyer kështu rregullat anti-Covid.

Rita kërkoi falje publike pas këtij veprimi, duke e cilësuar si gabim të madhe  të pafalshëm.

Mirëpo duket se këngëtarja nuk e ka përjetuar fare mirë këtë situatë, ndaj ka nisur hetimet për të gjetur spiunin.

Thuhet se këngëtarja dyshon se njëri nga miqtë e saj që ka qenë i ftuar në festë ka thirrur policinë dhe mediat për ta bërë këtë gjë publike. Mediat britanike thonë se këngëtarja ka nisur të kërkojë fajtorin, që sipas saj i ka bërë kurth.

Nga ana tjetër vetë Rita është në hetim për shkak të festës që ka organizuar dhe thuhet se policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së restorantit ku ajo mblodhi miqtë.

Disa burime pranë këngëtares kanë thënë për “The Sun” se ajo është bërë “paranojake” dhe po përpiqet për ta gjetur spiunin me çdo kusht.

Duhej të ishte sekret, por fakti që policia dhe fotografët e dinin që po ndodhte diçka e ka bërë Ritën vërtetë paranojake. Ajo po harton tani një plan loje dhe po vendos kurthe me qëllim që të gjej spiunin, siç bëri Coleen në dramën e Wagatha Christie”, kanë thënë të afërm të këngëtares.