MENU
klinika

Duke nisur nga 1 janari

Efekti i Brexit në futbollin anglez

02.12.2020 - 13:27

Dalja e Mbretërisë së Bashkuara nga Bashkimi Europian programuar për të ndodhur në fundin e këtij viti, pra më 31 dhjetor 2020 do të sjellë pasoja të mëdha edhe për botën e futbollit. Ato më të prekurit do të jenë padiskutim klubet elitare të futbollit anglez, pasi baza e tyre është fokusuar te lojtarët e ulët.

Por tashmë, Brexit do të ndikojë direkt edhe në merkatot pas janarit. Futbollistët duhet të plotësojnë disa kushte në mënyrë që të firmosin me klubet britanike. Lojtarët do maten me një sistem pikëzimi në mënyrë që të marrin të drejtën e punësimit, pra për të luajtur në Angli.

Ky pikëzim del sipas disa llogarive, siç janë paraqitjet në nivel kombëtaresh, si me atë A, ashtu edhe me atë të moshave. Një ndikim të madh do të ketë edhe kampionati me të cilin aktivizohet, cilësitë e klubit, progresi në turnetë kontinental, por edhe minutat që ka në këmbë.

Gjithashtu, kufizime do të ketë edhe për nënshkrimin me lojtarët të moshës deri në 21-vjeç. Në Premier League, numri i lojtarëve U-21 që nuk janë anglez do të jetë i kufizuar në tre në afatin kalimtar të janarit dhe gjashtë në gjithë sezonin.

Kjo mundëson mundësinë që lojtarët më të mirë të botës të luajnë në Angli, dhe së bashku me ta të stërvitet talenti vendas. Sipas rregullave të FIFA-s, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE do të thotë gjithashtu që klubet nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë lojtarë nga jashtë vendit poshtë moshës 18 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN