MENU
klinika

Drama e shumë emigrantëve

“Ëndrra e venitur”, realizohet një film për shqiptarët e Britanisë

05.12.2020 - 12:52

Nje nga sfidat me te forta te mbijetesës se familjeve shqiptare ne Britani, mbetet ç’balancimi mes jetës ne familje dhe etjes se pafrenueshme për fitime qe ka pas pasoja deri ne shkatërrimin e familjeve, thotë korrespondent ynë ne Londër Arben Manaj.

Nje film sensibilizues me metrazh te shkurtër ndaj këtij fenomeni social është realizuar nga gazeta me e madhe e komunitetit shqiptar ne Britani, The Albanian.

Problemet e integrimit të komuniteteve në shoqëritë perëndimore, ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe pasojat e saj, duken se kanë përbërë subjekt për filmin e shkurtër artistik “Ëndërr e Venitur”, realizuar  nga Gazeta “The Albanian” me e madhja e komunitetit shqiptare në Britani. C’balancimi mes jetës ne familje dhe etjes se pafrenueshme per fitime, qe ka pas pasoja deri ne shkatërrimin e familjeve, mbetet nje nga sfidat me te forta ne shume familje shqiptare ne Britani.

Nëpërmjet  këtij filmi të shkurtër pasqyrohen dy botë të ndryshme brenda një çifti ; një burri gati arkaik, dhe gruas së mirë edukuar, me qasje krejtësisht tjetër, përfundon me lotët e një fëmije që pyet për të atin. Drejtori i gazetës dhe portalit “The Albanian”, te Londrës, njëkohësisht regjisor dhe skenarist në këtë film z. Petrit Kuçana, thotë për Top Channel se ky film ka nje subjekt universal.

Ne kete film sensibilizues me metrazh te shkurtër, nuk mund të mos bie në sy roli i  aktorit te talentuar Sokol Cahani, aktor në shumë role shqiptare dhe të huaja, si dhe Endriona Dedes, Ermir Lleshit, apo vogëlushes Alba Metalia, që të impresionojnë me talentin e tyre.

Ky është filmi i tretë realizuar nga “The Albanian” pas dy filmave të tjerë me karakter sensibilizues kundër  përfshirjes në botën e krimit apo probleme të tjera sociale si ato të bixhozit apo dhunës në familje. Mbase ka disa mesazhe që transmetohen nëpërmjet këtij filmi që në thelb ka ndërgjegjësimin për rrokjen e një sistemi të ri vlerash.