MENU
klinika

Më i miri

Fotoja e vitit, si u zgjua Lewa ditën e fundit të 2020-s

31.12.2020 - 13:57

Të gjithë mallkojnë vitin 2020, një vit i vështirë për shumëkënd, por jo për Robert Lewandowskin, i cili ka qenë padyshim personazhi kryesor futbollistik i këtij viti.

Bashkë me Bayern Munchen ai ka fituar çdo gjë që ishte e mundshme, si në nivel klubi, ashtu edhe në atë individual, si rrallëkush në historinë e futbollit botëror.

Vetë lojtari ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të kujtuar se sa ka fituar këtë vit dhe në rrjetet sociale ka hedhur një foto të tijën në shtrat, bashkë me të gjithë trofetë që na ngritur lart, duke shkruar “U zgjova kështu”!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9)

Përkrah tij rreshtohen trofeu i Champions, Bundesligës, Kupës së Gjermanisë, Superkupës së Europës, Superkupës së Gjermanisë e më pas trofetë individual, si “The Best”, “Lojtari i vitit UEFA”, “Shënuesi më i mirë në Bundesligë”, “Sulmuesi i Vitit”, “Shënuesi më i mirë I Champions”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN